PSZH ‘zbavitet’ me Montpelje (VIDEO)

Skuadra e Paris Sen Zhermenit ka mundur Monpeljen me rezultatin 5:1 në ndeshjen e prapambetur të javës së 17-të, njofton “infOSport.mk”.

Parisienët arritën deri tek fitorja pa shumë probleme, ndërsa rezultati mund të ishte edhe më i thellë, duke pasur parasysh se arbitrët anuluan dy gola të PSZH-së, për shkak pozitës jashtëloje.

Lajvin Kurzava kaloi në epërsi Paris Sen Zhermenin në minutën e 13-të. Mbrojtësi i vendasve shënoi me kokë, pas një harkimi të Dani Alvesh. Mysafirët në minutën e 31-të barazuan shifrat falë super goditjes së ekzekutuar nga gjuajtja e lirë e Florian Mole, i cili përfitoi nga reagimi i vonshëm i Xhanluixhi Bufon. Megjithatë deri në mbyllje të pjesës së parë, PSZH arriti që të shënojë edhe golin e dytë, me autorë Anhel Di Maria, që shënoi një gol mjaft të bukur nga gjuajtja e lirë.

Gjatë pjesës së dytë PSZH në një interval kohor prej vetëm 10 minutash, nga 69 deri në të 79-tën shënoi plotë 5 gola në rrjetën e mysafirëve. Dy golat e parë u anuluan për shkak pozitës jashtëloje, ndërsa në minutën e 73-të një autogol i Petar Shkuletiç bëri që PSZH të avansojë me rezultatin 3:1.
Dy golat e fundit të PSZH-së mbajnë firmën e Kilian Mbape, që njëherit vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.

Në renditjen tabelare PSZH tashmë ka 15 pikë më shumë se vendi i dytë, që mbahet nga Lilla. Futbollistët e Tomas Tuhell kanë 65 pikë, teksa Lilla 50-të pikë.

Leave a Reply