Shkëndija këtë të diele do të luajë në transfertë me Makedonija Gjorçe Petrovin për xhiron e 20-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Të rejat në skuadrën kampione në fuqi janë se mbrojtësi i majtë Gledi Mici rikthehet për këtë sfidë, pasi vuajti pezullimin e kartonave të verdhë në ndeshjen me Vardarin.
Ndërkohë, kuqezinjtë do të kenë hendikep mbrojtësin tjetër Egzon Bejtullai, ku edhe ky i fundit për shkak të kartonave nuk do të mund të luajë në përballjen kundër Makedonija Gjorçe Petrovit. Ndërkohë vazhdon punën me grupin sulmuesi Marjan Radeski, i cili ende nuk është gati 100% për lojë pas operimit të ligamenteve.