Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk i ka humbur shpresat për kualifikim, pavarësisht se skuadra e tij u mund 2-0 në duelin e parë ndaj Atleticos.
“Në ndeshjen e kthimit do të luajmë ndryshe. A besojmë te kualifikimi? Patjetër, më keq se kaq nuk mund të bëjmë. Loja fizike e Atletico-s? Ata kështu luajnë dhe arbitri ka bërë një punë të mirë. Në Torino duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të siguruar çerekfinalet.
Gjithsesi, tani duhet të mendojmë për kampionatin, sepse na presin tri ndeshje të vështira. Edhe sezonin e kaluar kemi humbur 3-0 në ndeshjen e parë, por më pas e kthyem në Madrid, dhe e dini se si u vendos ndeshja.Gjesti i Simeones? Nuk e kam problem, këtu kështu është gjithmonë”, deklaroi Allegri.