Struga Trim Lum dhe Vëllazërimi gjatë ditës së sotme në Ohër do të zhvillojnë një ndeshje miqësore, ku të dy trajnerët do të tentojnë të nxjerrin më të mirën nga futbollistët e tyre. Vëllazërimi tashmë 15 ditë me rradhë po zhvillon fazën e përgatitjeve në Ohër, aty ku vazhdimisht është përgatitur edhe Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.
Struga Trim Lum në këtë ndeshje vjen pas fitores 3:0 ndaj Dritës së Bogovinës të arritur me datë 16 shkurt, ndërsa po të njëjtën ditë, Vëllazërimi kishte luajtur baraz 1:1 ndaj Korabit.
Ndryshe Struga Trim Lum deri më tani numëron 4 ndeshje, ku përveç fitores ndaj Dritës, kishte mundur edhe Goblen Junior nga Kumanova (1:0), për të barazuar 1:1 me Sileksin, ndërsa disfatën e vetme e kishte pësuar nga Boreci (0:1).
Edhe Vëllazërimi i kishte nisur me fitore ndeshjet e saj kontrolluese, duke mundur në start ekipin e ligës së tretë, Vardar Forinën me rezultatin 3:1, për të pësuar më pas disfatë nga Sileksi (0:2), ndërsa me Korabin ishte ndarë në barazim 1:1.
Ndeshja e sotme Struga Trim Lum – Vëllazërimi do të zhvillohet në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër me fillim në ora 14:30.
NDESHJET MIQËSORE TË STRUGA TRIM LUM |
STRUGA TRIM LUM – DRITA BOGOVINË 3:0 |
STRUGA TRIM LUM – BORECI 0:1 |
STRUGA TRIM LUM – SILEKSI 1:1 |
STRUGA TRIM LUM – GOBLEN JUNIOR 1:0 |
NDESHJET MIQËSORE TË VËLLAZËRIMIT |
VËLLAZËRIMI – VARDAR FORINË 3: 1 |
VËLLAZËRIMI -SILEKSI 0:2 |
VËLLAZËRIMI – KORABI 1:1 |
VËLLAZËRIMI -LABUNISHTA (ndeshja e rradhës) |