Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, i cili kishte probleme me zemrën i është nënshtruar sot një studimi elektro-fiziologjik, ku është parë aktiviteti elektrik i zemrës.
Për fatin e tij të mirë ai nuk ka asnjë problem serioz me zemrën dhe këtë gjë e konfirmoi klubi ‘bardhezi’, me një deklaratë zyrtare.
Gjithsesi edhe problemet nuk ishin serioze për gjermanin, ai do të mungojë afërsisht 1 muaj nga fushat e blerta, ashtu që rikthimi i tij pritet të ndodh me 30 mars në ndeshjen kundër Empolit,
Kështu 31-vjeçari do të humbasë të dyja sfidat e Ligës së Kampionëve kundër Atletiko Madridit, ndërsa gjithashtu do të mungojë edhe në ndeshjet kampionale kundër Bolonjës, Napolit, Udineses dhe Xhenoas.