Fitore e madhe e Atl.Madridit ndaj Juves (VIDEO)

Atletiko Madridi ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales ndaj Juventusit, duke i “shuar” ëndërrat e mëdha skuadrës kampione të Italisë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse Juve shihej si favorit, grinda dhe loja taktizuese e Atletiko Madridit dha rezultatin e duhur gjatë pjesës së dytë, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 5 minutash.


GOLAT NGA NDESHJA ATLETIKO MADRID – JUVENTUS, NDIQENI KËTU.


Këto dy gola i paralajmëroi Alvaro Morata, i cili realizoi i pari në këtë ndeshje, mirëpo pas konsultimit të arbitrit kryesor me përgjegjësit e VAR, i njëjti u anulua. Mirëpo si duket ky gol ju dha krah ‘jorganxhinjëve’, të cilët në minutën e 78-të shënuan golin e epërsisë me anë të Himenez.

Nuk vonoi shumë dhe Atletiko Madridi në minutën e 83-të gjeti edhe golin e dytë, kësaj rradhe me autorë Diego Godin, i cili festoi si i çmendur, bashkë edhe me trajnerin Diego Simeone, i cili bëri një gjest të shëmtuar, duke treguar edhe njëherë tjetër temperamentin e tij të rëndë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Gellzenkirshen”, Shalke u mund nga Mançester Siti me rezultatin 2:3.

Leave a Reply