Mançester Junajtedi është udhëtuesi i fundit për në ndeshjet çerekfinale të FA Kupës angleze, pasi sonte në “Stemford Brixh” me rezultatin 2:0 mundi Çelzin, shkruan “infOSport.mk”.
Kësisoj “Djajtë e Kuq” iu bashkuan 7 skuadrave të tjera që më herët kishin siguruar një vend për në çerekfinale, duke kompletuar kështu numrin e 8-të skuadrave të kualifikuara.
Si zakonisht menjëherë pas zhvillimit të ndeshjes së fundit, u hodh edhe shorti për ndeshjet çerekfinale, e ku fati deshi që të kemi edhe një përballje mes futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës. Fjala është për Bersant Celinën, i cili me Suonsin e tij do të përballen me Mançester Sitin e Arijanet Muriçit.
Junajtedi për kundërshtarë në këtë fazë do të ketë Vulverhemptonin, Uatfordi do të luaj me Kristal Pallasin, teksa në çerekfinalen e fundit Milluoli do të takohet me Brajtonin.