Fatjon Jusufi bashkohet me Shabanin te Shiraku Armenisë

Bunjamin Shabanit te Shiraku i Armenisë iu është bashkangjitur edhe futbollisti tjetër shqiptar nga Maqedonia, Fatjon Jusufi. Ky i fundit ka firmosur me Shirakun dhe është futbollisti më i ri i skuadrës armene.

Jusufi në dhjetor u largua nga Renova dhe u transferua te Partizani. Mesfushori me tipare sulmuese qëndroi te skuadra e Partizanit deri në fund të muajit janar, dhe më pas u largua për shkak se klubi nga Tirana e paralajmroi tetovarin se nuk e ka në plane të ekipës së parë për këtë sezon.

 

Leave a Reply