Isak Luma nuk është më udhëheqësi i tifo grupit “Ballistët”. Derbi Shkëndija-Vardari ishte përballja e fundit për ta në krye të “Ballistëve”, ku në mes të ndeshjes disa herë u brohorit emri i tij, ndërsa pas ndeshjes ai përmes një njoftimi në “fejsbuk” konfirmoi tërheqjen dhe falendëroi të gjithë ata që i qëndruan besnik gjatë këtij rrugëtimi që ishte ai i pari i tifo-grupit më të zjarrtë nga Tetova.
Luma, largohet në moment të mirë për skuadrën e Shkëndijës si kampione e dyfisht, dhe ishte kryetar në epokë historike kur “Ballistët” përveç Maqedonisë performuan edhe në Europë me udhëtime të rëndësishme si në Boleslav të Çekisë, Gent të Belgjikës apo edhe në Milano të Italisë.