FC Shkupi ëshët rikthyer me një pikë të madhe nga transferta në Kratovë në ndeshjen me Sileksin, kjo për faktin se u rikthye në lojë edhe përkundër disavantazhit prej dy golave që kishte gjatë 45 minutave të para, njofton ‘infOSport.mk’. Pjesa e parë u takoi futbollistëve vendas, të cilët avansuan me golat e Boban Georgiev (20’) dhe Marko Rajkoviç (40’).
Në pjesën e dytë të besuarit e trajnerit Umit Karan treguan një fytyrë krejtësisht tjetër, ndërsa thuajse gjatë gjithë 45 minutave të para ishin shumë këmbëngulës në kërkimin e golit në rrjetën e Efremov.
Shkupi ngushton epersine e Sileksit
Shkupi ngushton epersine e Sileksit SILEKSI – FC SHKUPI 2:1(S. Kocev a.g 72')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 17 февруари 2019 г.
Dhe një gjë e tillë për herë të parë në këtë ndeshje dha rezultat në minutën e 76-të, kur Stefan Kocev gaboi dhe realizoi në rrjetën e gabuar një gol mjaft atraktiv me kokë, ndërsa golin e barazimit futbollistët e FC Shkupit e gjetën në minutën e 93-të përmes rezervistit Artan Veliu, i cili pasi pranoi një top në zonën kundërshtare nga bashkëkombasi i tij, Amir Bilali, nuk gaboi dhe me një goditje për tokë solli shumë gëzim në mesin e tifozëve të tij, “Shvercerat”, të cilët në një numër të madh kishin vendosur të përkrahin skuadrën e tyre të zemrës në këtë udhëtim në Kratovë.
Shkupi arrinë të barazojë në minutat shtesë, nga Kratova kthehet me një pikë
Shkupi arrinë të barazojë në minutat shtesë SILEKSI – FC SHKUPI 2:2(A. Veliu 90+3')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 17 февруари 2019 г.
Pas këtij barazimi 2:2, FC Shkupi vazhdon të mbajë pozitën e 5-të në renditje me 24 pikë, 3 më pak se Rabotnçki i vendit të katërt, ndërkohë Sileksi mbetet në pozitën e 8-të me 19 pikë të tubuara.