Omar Imeri vendos derbin e javës së 19-të (VIDEO)

Derbi i madh në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë midis Shkëndijës dhe Vardarit i zhvilluar në Tetovë, u ka takuar vendasve, të cilët iu falën golit të vetëm të shënuar nga Omar Imeri gjatë pjesës së parë, njofton ‘infOSport.mk’.

Shkëndija me meritë arriti deri tek 3 pikëshi i parë në stinorin pranveror, në të cilin pretendon që të mbroj titullin e kampionit, ndërsa tashmë me sukses kaloi pengesën e parë ndaj rivalit kryesor, i cili ngec 8 pikë ndaj skuadrës tetovare.

Goli i Omar Imerit ndaj Vardarit

Goli i Omar Imerit ndaj VardaritSHKËNDIJA – VARDARI 1:0O. Imeri 23'

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 17 февруари 2019 г.

Golin e vetëm të këtij takimi, Imeri e realizoi në minutën e 23-të, kur u gjind më së miri në zonën kundërshtare, duke tunur rrjetën e Gaçevskit, i cili edhe përkundër paralajmërimeve të mëdha para ndeshjes, në fund duheshe të pajtohet me disfatën e skuadrës së tij.

Shkëndija me 43 pikë kryeson bindshëm renditjen tabelare, duke lënë pas vetes Vardarin me 35 pikë, ndërsa Akademia Pandev falë fitores 3:0 ndaj Makedonija Gj.P, tashmë numëron 33 pikë në pozitën e tretë.

Leave a Reply