Sot në futbollin vendor hap siparin stinori pranveror në Ligën e Parë Futbollistike, e ku pa dyshim se e gjithë vëmendja do të përqëndrohet te derbi ndeshja në Tetovë, ku mejdanin do të ndajnë skuadra kampione në fuqi e Shkëndijës dhe nënkampionët e Vardarit, njofton ‘infOSport.mk’.
Këto ndeshje viteve të fundit janë përcjellë me mjaft interes, njëjtë sikurse edhe tani, për më shumë se Shkëndija në Tetovë pas shumë viteve arriti që të rikthejë Agim Ibraimin, një super futbollistë, që pritet të jetë një forcë shtesë drejt titullit kampion. Ndeshjen në Tetovë sot do ta drejtojë arbitri Dimitar Meçkarovski, një ndër arbitrat më të mirë në vendin tonë, që tashmë vite me rradhë ndanë drejtësinë edhe në ndeshjet ndërkombëtare nën ëmbrellën e UEFA-s. Dhe ky fakt duhet ti gëzojë gjithë, pasi kur Meçkarovski ndanë drejtësinë në përballjet mes Shkëndijës dhe Vardarit, gjithnjë shënohen gola. Plotë 22 gola, apo diçka më shumë se 3 gola për ndeshje është mesatarja mes këtyre dy skuadrave me Meçkarovskin në krye, ndërsa gjithashtu vlen të ceket se në 7 ndeshjet e fundit që ky arbitër ka qenë bylbyli kryesor, asnjëra prej ndeshjeve nuk është mbyllur me barazim.
Shkëndija numëron 4 fitore, kundrejt 3 fitoreve të Vardarit, përfshirë këtu edhe atë të fundit me 14 tetor të vitit 2017, kur në ‘Telekom Arena’, Vardari shënonte fitore 4:2. Në ndeshjen e fundit që Meçkarovski e kishte referuar në Tetovë, Shkëndija falë golave të shënuar nga Armend Alimi dhe Stenio Zhunior kishte mundur Vardarin me rezultatin 2:0.
Ndeshjet Shkëndija-Vardari, kur drejtësinë ndanë Meçkarovski: | ||||||||||||||||||||||||||||
|