FC Shkupi në ndeshjen e javës së 19-të në Kratovë kundër Sileksit barazoi me rezultatin 2:2. Edhe pse pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2:0 në favor të skuadrës vendase të Sileksit, djemtë nga Çairi në fund ia dolën të nxjerrin një barazim 2:2, edhe atë falë një goli të shënuar në minutën e 93-të nga ana e të riut Artan Veliu, njofton “infOSport.mk”.
#shvercerat #shkupi #jeminje
Публикувахте от F.C.Shkupi в Неделя, 17 февруари 2019 г.
“Bravo djema, treguat karakter, lufte per ket fanel💪🏻.
Por me meritoret per kthimin e rezulltatit jan Shvercerat Shkup BRAVOO” – kishte shkruar drejtori sportiv i FC Shkupit Omer Bunjaku në profilin e tij zyrtarë në facebook, duke falënderuar në këtë mënyrë grupin e tifozëve “Shvercerat”, të cilët gjatë gjithë takimit nuk ndaluan së përkrahuri skuadrën e tyre të zemrës, pavarësisht rezultatit dhe zhvillimeve në terrenin e gjelbër.
Shkupi ngushton epersine e Sileksit
Shkupi ngushton epersine e Sileksit SILEKSI – FC SHKUPI 2:1(S. Kocev a.g 72')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 17 февруари 2019 г.
Në fund përkrahja dhe besimi i tyre tek futbollistët dha rezultatin e duhur dhe FC Shkupi nga Kratova u rikthye me një pikë, duke vijuar që të mbajë pozitën e 5-të në renditje me 24 pikë, 3 më pak se Rabotniçki i vendit të katërt.
Shkupi arrinë të barazojë në minutat shtesë, nga Kratova kthehet me një pikë
Shkupi arrinë të barazojë në minutat shtesë SILEKSI – FC SHKUPI 2:2(A. Veliu 90+3')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 17 февруари 2019 г.
Javën që vjen FC Shkupi në Çair, kuptohet sërish me përkrahjen e “Shvercerave” do të mirëpret Pobedën e Prilepit.