Barcelona ka bërë detyrën duke mundur në “Kamp Nou” Real Vajadolidin me rezultatin minimal 1:0, e ku si protagonistë doli të jetë Lionel Messi.
‘Pleshti’ golin e vetëm të këtij takimi e realizoi në minutën e 43-të nga pika e bardhë. Ishte kjo fitorja e parë për kampionët në fuqi të Spanjës pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, ndërsa e njëjta mund të ishte më e thellë në rast se Messi në minutën e 85-të shënonte edhe golin e dytë nga pika e bardhë.
Barcelona falë kësaj fitore vazhdon të kryesojë renditjen me 54 pikë, 7 më shumë se Atletiko Madridi i vendit të dytë, që më herët kishte mundur Rajo Valjekanon në udhëtim.