
Boksieri shkupjan Jasin Lama (-60 kg) brenda 78 sekondave ka arritur që të nokautojë kundërshtarin e tij nga India, Ankush Dhaija në kuadër të turneut ndërkombëtarë “Stranxha 2019” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, duke u kualifikuar në raundin e ardhshëm, njofton ‘infOSport.mk’.
Që të dy boksierët e nisën luftën duke matur forcat e tyre, që në sekondën e 78-të, të vie ai momenti vendimtarë kur Lama me një goditje të fuqishme e nokautoi Dhaijan, i cili pa veten të shtrirë në dysheme, ndërsa pasi gjyqtari i numëroi deri në 10-të dhe u konsultua me stafin mjekësor, vendosi që të ndërpresë luftën, duke shpallur shkupjanin fitues.