Ish sulmuesi i Pobedës, Nvabueze debutoi me gol te Drita! Ka një premtim të madh për ‘Intelektualët’

Ish sulmuesi i Pobedës, Kyrian Nvabueze ka debutuar me gol me fanellën e Dritës së Gjilanit në Superligën e Kosovës. Në një prononcim pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi amerikan Nvabueze është shprehur i lumtur me golin e realizuar, ndërkohë që ‘Intelektualëve’ u premtoi edhe shumë gola të tjerë në vazhdim të kampionatit.

“Jam i gëzuar për fitoren sigurisht. E kemi ditur se si do ti qasemi ndeshjes. Kemi luftuar dhe kemi merituar fitoren. Te Drita jam për të shënuar sa më shumë gola dhe së bashku me ndihmën e ekipit do të shënojë sa më shumë, pasi që bashkëlojtarët janë shumë të mirë”, – deklaroi Nvabueze.

Nvabueze te Drita erdhi gjatë merkatos së dimrit nga rradhët e skuadrës së Pobedës, ndërsa ishte ky goli i tij i dytë me fanellën e skuadrës gjilanase, pas golit të shënuar në ndeshjen kontrolluese ndaj skuadrës rumune të FC Petrolul në Antalia të Turqisë.

Ish futbollisti i Pobedës, Nvabueze debuton me gol te Drita e Gjilanit

Ish futbollisti i Pobedës, Nvabueze debuton me gol te Drita e GjilanitSulmuesi amerikan shënoi golin e fitores përballë rumunëve të FC Petrolul në miqësoren e zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 февруари 2019 г.

Leave a Reply