Elif Elmasi dhe Leonard Zhuta janë ndarë miqësisht në takimine zhvilluar në “Shukru Saraçollu” të Stambollit, pasi Fenerbahçe dhe Konjaspor nuk shkuan më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Turqisë.
Konjaspori i Zhutës dhe Jahoviqit realizuan të parët me Fofanën në minutën e 36-të, ndërsa Feneri barazoi me Xhelsonin në të 45-tën. Deri në fund shifrat nuk ndryshuan, edhe gjigandët nga Stambolli u munduan që të gjejnë golin e fitores, ndërsa në fund u anulua edhe goli i Valbuenës për shkak të pozicionit jashtë loje.
Zhuta luajti për 90-të minuta, përderisa Elmas u aktivizua në të 84-tën. Kujtojmë që Konjaspor që nga minuta e 35-të luajti me një lojtar më pak, pasi nga loja u përjashtua Jahoviq, pas atij gjesti josportiv, duke shkelur në duar kundërshtarin./InfOSport.mk