Të dielën me 17 shkurt në futbollin vendor hap siparin stinori pranveror në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ndërsa e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në derbi ndeshjen në Tetovë, ku mejdanin do të ndajnë Shkëndija dhe Vardari, njofton ‘infOSport.mk’.
Pubiku tetovar e pret me padurim këtë ndeshje, ku debutimin e tij pritet ta ketë edhe transferimi më i bujshëm i kësaj merkatoje, Agim Ibraimi. Me këtë të fundit Shkëndija ka përfituar në cilësi, ndërsa me siguri se i njëjti bashkë edhe me Zeni Husmanin, por edhe të tjerët do të jenë një ndihmesë shtesë e ekipit ‘kuqezi’ që shihet si një ndër kandidatët kryesor për tu shpallur kampion dhe për të mbrojtur njëherit edhe titullin e vitit të kaluar.
Një tjetër përballje shkupjano-tetovare do të zhvillohet kësaj rradhe në kryeqendrën tonë, me Rabotniçkin që do të mirëpret Renovën. Të dyja skuadrat ishin mjaft aktive në merkato, ashtu që pritet të shohim një futboll mjaft cilësorë, njëjtë sikurse edhe në tre ndeshjet e mbetura, ku Akademia Pandevi do të mirëpret Makedonija GJ.P, Pobeda – Bellasicën, teksa në Kratovë mejdanin do të ndajnë ish kampionët e vendit, Sileksi dhe FC Shkupi.
Të gjitha ndeshjet e javës së 19-të në LPFM startojnë në ora 14:00.
LPFM, Java XIX | ||
Ak. Pandev | 17.02. 14:00 | Makedonija Gj.P |
Pobeda | 17.02. 14:00 | Bellasica |
Rabotniçki | 17.02. 14:00 | Renova |
Shkëndija | 17.02. 14:00 | Vardari |
Sileksi | 17.02. 14:00 | Shkupi |