Derbi madrilen i së shtunës së kaluar mes Realit dhe Atletikos duket se do të lëjë me pasoja skuadrën “mbretërore”.
Kjo sepse Garet Bejll rrezikon të ndëshkohet me 4 deri në 12 ndeshje pezullim, për shkak të gjestit të tij të ekzagjeruar dhe ofendues kundër tifozëve të Atletiko Madridit në ndeshjen e zhvilluar në “Vanda Metropolitano”.
Sipas “ESPN”, uellsiani pritet ta paguajë shtrenjtë, pasi rregullorja në La Liga parashikon në raste të tilla skualifikim nga 4 në 12 ndeshje. Nervat dhe sharjet e tifozëve e kanë çuar Bejllin në një festim të golit që mund ta paguajë shumë rëndë.
Herë dëmtimet dhe herë skulifikimet nuk po e lejnë Garet Bejllin të qetë këtë edicion, që të gjejë formën e tij më të mirë te Reali.