Nën moton “Fitnesi për Futboll”, Qendra për edukim e UEFA-s organizoj seminar katër ditor në Qendrën Sportive “Coverciano” në Firencë të Italisë. Pjesëtarë në ekipin e deleguar nga FFM ishte edhe trajneri kondicional, Behar Ukalli.
Kërçovari Ukalli është magjistër europian i aktivitetit fizik dhe shëndetësorë dhe për momentin është pjesë e stafit teknik të KF Vëllazërimit të Kërçovës, përgjegjës për pjesën kondicionale dhe performancës fizike të lojtarëve.
“Kanë qenë këto katër ditë intensive, ku fokusi kryesorë ka qenë monitorimi i performancave fizike duke përdorur teknologjitë më të reja për analizën e fitnesit në futboll. Faliminderoj Federatën e Futbollit të Maqedonisë për mundësinë e dhënë, poashtu edhe kryesinë dhe stafin e klubit Vëllazërimi për përkrahjen e tyre” – u shpreh Behar Ukalli.