Ka përfunduar aventura 12-vjeçare e Marek Hamshik me Napolin. Futbollisti sllovak do te transferohet në Kinë te skuadra Dalian, ku do të përfitojë 9 milionë euro neto për sezon, ose plotë 27 milion euro për tre vitet e ardhshme.
Në arkat e Napolit do të kalojnë 5 milionë euro menjëherë dhe 15 të tjera vitin e ardhshëm.
Hamshik te Napoli kishte arritur gjatë vitit 2007 nga rradhët e Breshës. Ai shumë shpejtë u shndërrua në një futbollistë që dashurohej shumë nga tifozët e Napolit, ndërsa nga sezoni në sezon ai gëzonte ata me deklaratat e tij.
Ai përfundon karrierën e tij te Napoli duke regjistruar pas vetes 519 ndeshje, ku ka regjistruar edhe 121 gola dhe 111 asiste.
Sllovaku 31-vjeçar mban rekordin e më shumë ndeshjeve të zhvilluara dhe golave të shënuar me fanellën e klubit, prej ku me plotë meritë mban edhe epitetin e një legjende të klubit ‘napolitan’.