Për nder të 11 vjetorit te Pavarësisë së Kosovës, Federata e Futbollit të Kosovës, do të organizojë një ndeshje miqësore futbolli.
Veteranët e Kosovës dhe të Turqisë, do të masin forcat në ndeshjen miqësore që do të luhet më 16 shkurt në Prizren.
“Për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më 16 shkurt në orën 13:00, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, do të zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe veteranëve të Turqisë. Kjo ndeshje organizohet në bashkëpunim ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ligës së Veteranëve të Futbollit të Turqisë”, – thuhet në njoftimin e FFK-së.