Klubi i futbollit Shkupi është prekur nga tragjedia që ndodhi në pasditën e së mërkurës në autostradën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe shumë të tjerë ende po luftojnë për jetë në spitalet e Shkupit. Nga skuadra e Çairit kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, duke ndarë dhimbjen së bashku me ta.
“Tragjedia që ka goditur sot vendin tonë, padyshim se ka prekur të gjithë, i njëjtë është rasti edhe me të gjithë anëtarët e FC Shkupi, të cilët ndajnë dhimbjen me familjet e goditura në aksidentin e sotëm që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë. Ngushëllimet më të thella për familjet që humbën të dashurit e tyre, ndërsa lutjet tona adresohen te Zoti që ti shërojë të gjithë të lënduarit në këtë fatkeqësi komunikacioni”, shkruhet në komunikatën e FC Shkupit.