Skuadra kampione në fuqi e Maqedonisë, Shkëndija, që njëherit mbron edhe titullin e kampionit të vjeshtës, të dielën në Tetovë do të mirëpret Vardarin në derbi ndeshjen e javës së 19-të në elitën e futbollit vendor.
Përforcimi më i bujshëm në afatin kalimtar të janarit, Agim Ibraimi, i cili është rikthyer te Shkëndija, para kësaj ndeshje tha se Vardarin e presin pa ndonjë eufori të madhe.
Në një intervistë për Sporti në “Lajm Tv”, numri 10-të i “kuqezinjëve”, tha se i gjithë ekipi është i gatshëm për të dhënë maksimumin dhe për të thelluar diferencën në pikë ndaj kundërshtarit të së dielës, ndeshje kjo që starton në ora 14:00.
Agim Ibraimi flet para derbit me Vardarin, ky është premtimi i tij për “Ballistët” (Video)
Agim Ibraimi flet para derbit me Vardarin, ky është premtimi i tij për “Ballistët” (Video)
Публикувахте от Lajm TV в Сряда, 13 февруари 2019 г.