Struga Trim Lum pasurohet me një talent shkupjan

Struga Trim Lum gjatë këtij afati kalimtarë të dimrit ka bërë një punë shumë të mirë, duke angazhuar shumë futbollistë cilësor, ndërsa së fundmi kanë angazhuar edhe talentin shkupjan, Gëzim Bakievski, njofton ‘infOSport.mk’.

Bëhet fjalë për një futbollistë 17-vjeçar, i cili te Struga Trim Lum vjen nga rradhët e Vëllazërimit të Kërçovës.

Ai me skuadrën kampione të vjeshtës në Ligën e Dytë – Perëndim ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni, ndërsa bëhet emri i 6-të, pas portierit Ilçe Petrovski, mbrojtësit të krahut të djathtë të Shkëndijës, Arlind Aliti (huazim), qendërmbrojtësit të Pobedës, Hristijan Dragarski, sulmuesit të FC Shkupit, Abdylhadi Jahja dhe sulmuesit të Gostivarit, Florent Osmani.

Gëzim Bakievski vite me rradhë luante me thuajse gjithë grupmoshat e reja të Metalurgut, ndërsa janarin e vitit 2018-të vendosi të provoj veten edhe tek seniorët, duke i thënë po skuadrës së Vëllazërimit, transmeton ‘infOSport.mk’.

Ai te skuadra kërçovare qëndroi për një vit të plotë, duke shënuar edhe dy gola, ndërsa shpreson që edhe te Stfruga Trim Lum do të tregojë talentin e tij dhe se kjo skuadër do të jetë një trampolinë që do e ndihmonte atë në karrierën e tij.

Leave a Reply