PSZH ndali serinë e Junajtedit dhe Solskjaer (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni ka zhvilluar një ndër ndeshjet më të mira të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, falë së cilës në fund shënoi fitore 2:0 ndaj Mançester Junajtedit në ‘Olld Traford’, njofton ‘infOSport.mk’.

Që të dy golat parisienët i realizuan gjatë pjesës së dytë, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 7 minutuash. Ishte mbrojtësi Kimpembe, ai i cili në minutën e 53-të shënoi golin e epërsisë për Paris Sen Zhermenin, teksa golin e dytë dhe të nokautit ndaj ‘Djajve të Kuq’ e realizoi Kilian Mbape.

Junajtedi që me Solskjaer në krye nuk dinte për disfatë plotë 11 ndeshje (10 fitore, 1 barazim), sonte ishte i pafuqishëm ndaj ekipit parisien, që në ndeshjen e kthimit do të ketë edhe një epërsi shtesë, pasi te skuadra angleze për shkak kartonit të kuq nuk do të mund të luaj futbollisti më i mirë i tyre, Poll Pogba.

Leave a Reply