Lajm i trishtë për futbollin botëror, veçanërisht për atë britanik. U nda nga jeta në moshën 81-vjeçare një nga heronjtë e Anglisë që të triumfuan në Botërorin e vitit 1966, portieri legjendar, Gordon Banks. Ai iku nga kjo botë pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit.
Banks la pas bashkëshorten e tij, Ursula, dhe fëmijët Julia, Robert dhe Wendy.
Gordon Banks e zhvilloi karrierën kryesisht te Leicester City dhe Stoke City, por u detyrua të tërhiqej nga futbolli elitar para kohe për shkak të problemeve që pati me shikimin në syrin e majtë.