Skuadra gjysmëfinaliste e sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, Roma ka shënuar fitore 2:1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales përballë Romës, njofton ‘infOSport.mk’.
Një ndeshje të madhe për ‘ujkeshën romake’ bëri 19-vjeçari Nikolo Dzaniolo, i cili shënoi që të dy golat, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 6 minutash (70’, 76’). Rezervisti Adrian Lopez riktheu shpresat e ‘dragonëve’ me golin e realizuar në minutën e 79-të, gol ky që paralajmëron një ndeshje me shumë paqartësi në Portugali.