Shpëtim Duro ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit te Drita e Gjilanit. Arsyeja e largimit të Duros ka qenë eliminimi i Dritës nga Kupa e Kosovës nga skuadra e Ligës së Dytë të Vëllazërimit. Vendimin e kanë konfirmaur edhe kampionët në fuqi të Superligës së Kosovës, duke njoftuar në rrjetet sociale për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin nga Shqipëria.
Nën udhëheqjen e Duros, Drita e Gjilanit ka regjistruar 6 fitore, 4 humbje dhe dy barazime në 12 ndeshje të zhvilluara, duke lënë klubin nga Gjilani në pozitën e 6-të me 23 pikë të tubuara. Në këtë situatë me Dritën do të udhëheq Ardian Nuhiu, i cili deri më tani ishte ndihmës i trajnerit Duro.