Super Rashica, dy gola brenda 23 minutave ndaj Augsburgut (VIDEO)

Milot Rashica po kalon një formë të shkëlqyer te Verder Bremeni. Djaloshi nga Vushtrria brenda 23 minutave arriti që të shënojë dy gola në takimin e sotëm të javës së 21-të kundër Augsburgut, ndaj së cilës skuadër Verder Bremeni vetëm gjatë 45 minutave të para po avanson me rezultatin 3:0.

Rashica golin e tij të parë në këtë ndeshje e realizoi vetëm pas 5 minutave lojë, kur mjaft mirë u gjind në zonën kundërshtare dhe pasi përfitoi hapësirën e duhur ndaj njërit prej mbrojtësve kundërshtarë dhe portierit të tyre, me të djathtën e tij shënoi për 1:0.


GOLAT NGA NDESHJA VERDER BREMEN-AUGSBURGU, NDIQENI KËTU.


Shpëjtësia dhe driblimi i Rashicës erdhi në pah edhe në minutën e  28-të, kur me hapa të shpejtë arriti në zonë, ndërsa pasi përfitoi duelin ndaj kundërshtarit të tij, me një super gol, bëri që Verderi në ato momente të avansonte me rezultatin 3:0, pasi paraprakisht në minutën e 27-të Eigeshten kishte realizuar për 2:0.

Për Rashicën ishte ky goli i katërt sezonal, ndërsa vlen të përmendet se realizoi edhe në mesjavë në ndeshjen e Kupës kundër Dortmundit, duke ndihmuar skuadrën e tij që të eliminojë liderët aktual të Bundesligës.

Leave a Reply