Stinori pranveror në futbollin kosovar ka nisur me përleshje mes tifozërive të Vëllaznimit të Gjakovës dhe Dritës së Gjilanit. Këto dy skuadra gjatë ditës së sotme në Gjakovë zhvilluan takimin çerekfinal, e ku në fund fitores iu gëzua skuadra gjakovare me rezultatin minimal 1:0.
Në këtë ndeshje përveç tensioneve në tribuna pati tensione edhe brenda në fushë, ku si pasojë trajneri i vendasve, Ismet Munishi, u përjashtua nga gjyqtari Alban Shala.
Ndërkohë sa u përket tifozërive të të dyja skuadrave, ato ishin temë në vete. Mes tyre pati hedhje gjësendesh të forta, ndërsa gjithashtu pati edhe një konfrontim, të cilin mund ta shihni përmes videos më poshtë.