Mesfushori i Kombëtares, Astrit Ajdareviç ka gjetur zyrtarisht një skuadër të re dhe karrierën e tij do ta vazhdojë në kampionatin suedez aty ku ka firmosur me skuadrën e Djugardenit.
Pas një aventure jo shumë të suksesshme në Greqi te AEK-u, Ajdareviç do të synojë që të arrijë sërish formën më të mirë, përmes së cilës shpreson të rikthehet në Kombëtaren shqiptare.
Välkommen till Stockholms stolthet Astrit Ajdarevic!
Публикувахте от Djurgårdens IF в Събота, 9 февруари 2019 г.
Klubi e ka prezantuar Ajdareviçin me anë të një videoje, duke i dhënë edhe fanellën me numrin 10, numër për të cilin Ajdareviç shprehet se është personi i duhur për ta mbajtur. Ai shprehet i lumtur që ka arritur të firmosë te një klub i madh dhe me peshë në Suedi.
“Do të jetë një aventurë argëtuese dhe inspiruese për mua që rikthehem në këtë kampionat dhe mezi po pres që të luaj me skuadrën e re. Kisha edhe oferta të tjera, por Djugarden është një skuadër me peshë dhe mendoj se do të bëj mirë. Numri 10 në fanellë? Mendoj se jam personi i duhur për të mbajtur këtë numër”, u shpreh Ajdareviç.
Ky i fundit me skuadrën e Djurgarden në një ndeshje zyrtare pritet të debutojë me 1 prill, në ndeshjen që skuadra e tij e re do ta zhvillojë si vendas përballë Sundsvall.