Vedat Muriqi vazhdon me formën e tij të mirë me fanellën e Rizespor në Superligën turke, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës gjatë ditës së sotme ka shënuar një ndër golat e tij më të bukur të karrierës, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij përballë Antalyaspor.
Falë golit të Muriqit Rizespor kaloi në epërsi vetëm pas 6 minutave lojë, teksa Antalyaspor deri tek barazimi erdhi në minutën e 68-të me anë të Erdinç.
Ky gol njëherit u tregua edhe si vendimtarë në këtë takim që u mbyll me ndarjen e pikëve. Rizespor pas 21 xhirove renditet në pozitën e 14-të me 22 pikë të tubuara, teksa Antalyaspor me 25 pikë renditet në pozitën e 8-të.
Ndryshe për Muriqin ishte ky goli i 7-të gjatë sezonit aktual, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të skuadrës së Rizespor.
Vedat Muriqi Harika gol #rizespor pic.twitter.com/UFP1sv5PG9
— ikibucuküstt (@detayanalizzzz) February 9, 2019