Reprezentuesi anglez, Jadon Sanço, ka shkruar sot historinë në Bundesligën gjermane. Me golin e realizuar në ndeshjen Dortmund – Hofenhajm, i riu i Dortmundit është futur në historinë e kampionatit gjerman.
18 vjeçari është bërë lojtari më i ri në moshë që ka shënuar 8-të gola në histori të Bundesligës.
Jadon Sanço kishte ardhur në Dortmund, pasi nuk gjeti hapësirat e tij të mjaftueshme tek Mançester Siti.
Anglezi tani konsiderohet si një nga lojtarët më premtues në botën e futbollit, duke mahnitur me paraqitjet e tij në Bundesliga.
Kontributin e tij ai e tregoi edhe sot kundër Hofenhajm, duke mos pasur problem që ta gjejë rrugën e rrjetës.