Pas transferimit të Muhamed Useinit, Renova ka bërë edhe një goditje tjetër të bujshme në merkaton e dimrit. Skuadra nga Xhepçishti ka arritur që të angazhojë portierin e Dinamo Vranjes, Urosh Gjuriç, njofton ‘infOSport.mk’.
Bëhet fjalë për një portier 25-vjeçar, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me skuadrat si Sopot, Shumadija, Turbina dhe Slobode Uzhice.
Ai pritet që të jetë një zëvendësim adekuat për Nemanja Kobetiç, i cili për shkak problemeve serioze me boshtin kurizor, u desh ti nënshtrohet një një ndërhyrje kirurgjikale.
Duke pasur parasysh se edhe portieri rezervë, Hadis Veli ende është në fazë të rikuperimit pas ndërhyrjes kirurgjikale që pësoi në meniskun e këmbës së djathtë, drejtuesit e Renovës e panë të arsyeshme që të reagojnë dhe të sjellin gardianin serb, i cili pritet të jetë titullarë, ndërsa Vullnet Islami me shumë gjasa do të jetë zgjidhja e dytë e trajnerit Nikolla Ilievski – Xhixhi.