Bujamin Asani është futbollisti më i ri i Pobedës së Prilepit. Shkupjani sot ka firmosur kontratë me Pobedën për 6 muajt e ardhshëm, me opsion vazhdimi edhe për 1 vit tjetër nëse palët mbeten të kënaqura.
Asani së fundmi ishte i aktivuzuar me Ferizajin e Kosovës, me të cilët ishte pjesë deri në fund të gjysmësezonit të parë, ndërsa më herët shkupjani ka qenë pjesë e Rabotniçkit, Shkupit, UTA Arad, Kapazit e Skopjes.
Asani me Pobedën ndeshjen e parë në gjysmësezonin pranveror në kampionat do ta luajnë ndaj Bellasicës më 17 shkurt. Ndërkohë kujtojmë që Pobeda është në garë ende edhe ne Kupën e Maqedonisë, ndërsa në gjysmëfinale do të luajë me Akademija Pandevin.