Debutim ëndërrash për Ismailin me Futsal Shkupin, ‘manita’ ndaj Shkëndijës

Taulant Ismaili, përforcimi më i bujshëm i Futsal Shkupit gjatë afatit kalimtarë të dimrit, ka bërë një debutim ëndërrash me fanellën e skuadrës ‘bardhekaltër’ nga Çairi, duke realizuar ‘manita’ në fitoren 8:2 ndaj Shkëndijës në Tetovë, njofton ‘infOSport.mk’.

Ishte kjo ndeshja e parë e stinorit pranveror në elitën e futsalit vendor për skuadrën e Futsal Shkupit, që në këtë mënyrë vazhdon serinë e rezultateve pozitive dhe kryesimin në renditjen tabelare.

Ndryshe përveç Taulant Ismailit që realizoi 5 gola, te Futsal Shkupi në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Rexhep Sulejmani (2 gola) dhe Erkan Shabani.

Falë kësaj fitore Futsal Shkupi tashmë numëron 45 pikë, 7 më shumë se Velesi, që për kundërshtarë në kuadër të javës së 16-të në elitën e futsalit vendor do të ketë ekipin e Gemixhi. Ndërkohë skuadra e Juventus Seravës këtë xhiro në transfertë do të përballet me Zhelearecin. Ndeshja në fjalë në program është gjatë ditës së diel (10.02).

Leave a Reply