Federata e futbollit të Maqedonisë në Romë firmosi Memorandum për bashkëpunim me Asosiacionin e futbollit të Norvegjisë për zhvillim të futbollit te femrat. Projekti i finansuar tërësisht nga Qeveria e Norvegjisë parasheh organizimin e katër seminareve në periudhën kohore prej dy vite e gjysmë.
Në secilin seminar/kurs do të participojnë 24 femra/vajza pa edukim paraprak për trajner në futbollin e femrave. Pas përfundimint të seminarit secila prej trajnereve do të pranojë paisje sportive për stërvitje për 12 fëmijë me detyrë për të filluar aktivitet në komunën apo vendin ku jeton, ndërsa FFM me një sërë aktivitetesh shtesë do të insistojë të zmadhojë numrin e trajnereve femra me licenca nacionale C.