Pas Huan Felipe, Vardari vjen edhe me një tjetër përforcim

Edhe pse Vardari ende nuk e ka prezantuar brazilianin Huan Felipe, një gjë të tillë ka bërë faqja e njohur që merret me transferimet e futbollistëve në gjithë globin ‘transfermarkt.de’.

Sipas kësaj të fundit Vardari dhe Felipe janë lidhur me një kontratë 6 mujore, ndërsa pjesë e ‘kuqezinjëve’ në stinorin pranveror do të jetë edhe 23-vjeçari Daniel Avramovski.

Ai te Vardari vjen si agjent i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me skuadrën sllovene te Olimpija, për të cilën skuadër kishte regjistruar 16 paraqitje dhe 1 gol të realizuar.

Ndryshe karrierën e tij Avramovski e kishte nisur te Rabotniçki, për të kaluar më pas në formë huazimi te Makedonija GJ.P, ndërsa verën e vitit 2014-të ai u transferua te skuadra e njohur serbe e Crvena Zvezdës.

Pasi te kjo e fundit nuk arriti që të luftojë për një vend titullari, ai u huazua më pas te skuadra e OFK Beograd, ndërsa me 1 janar të vitit 2017-të si futbollistë i lirë u transferua te Olimpija e Ljublanës. Edhe te kjo skuadër Avramovski nuk arriti të gjejë veten, me ç’rast drejtuesit e skuadrës sllovene në fund të muajit gusht vendosën ta huazojnë te Vojvodina, ku kaloi për plotë 10 muaj, para se të kthehej sërish te Olimpija, për të cilën skuadër zhvilloi 7 ndeshje (6 ndeshje europiane dhe 1 në kuadër të Kupës së Sllovenisë).

Leave a Reply