Pas Musli Likës, Korabi transferon edhe një sulmues tjetër shkupjan

Korabi pas huazimit të Musli Likës nga rradhët e FC Shkupit, së fundmi nga rradhët e Shkëndijës ka transferuar talentin shkupjan, Burim Kurti.

Bëhet fjalë për një sulmues të talentuar 19-vjeçar, i cili hapat e parë i kishte bërë në shkollën e futbollit Skupi të Bedri Saliut, që më pas për një periudhë të shkurtë të jetë edhe pjesë e Albarsa të Meriton Berishës, nga e cila skuadër ishte transferuar te Shkëndija.

 

Ai gjithashtu pati edhe një aventurë të shkurtër 6 mujore te skuadra e Ujpeshtit U19, mirëpo për shkak të një lëndimi ai ishte i detyruar që sërish të kthehet te ekipi i të rinjëve të Shkëndijës, ndërsa tashmë ai do të provojë veten te ekipi i parë i Korabit në Ligën e Dytë – Perëndim, me të cilën skuadër gjatë këtyre ditëve ka nënshkruar kontratë profesionale.

Rikujtojmë Korabi stinorin vjeshtorë e kishte mbyllur në pozitën e 6-të me 18 pikë, ndërsa drejtuesit e kësaj skuadre besojnë se me këto përforcime, mirëpo edhe së paku dy përforcime të tjera, në fund do i’a arrijnë qëllimit që të sigurojnë mbijetesën.

Leave a Reply