Zhegrova prezantohet te Bazeli, ja deklarata e tij pas prezantimit  

Talenti kosovar, Edon Zhegrova ka kaluar në rradhët e shumë herë kampionëve të Zvicrës, Bazel, te e cila skuadër do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit 2019-2020. Në marrëveshjen mes dy klubeve ekziston një klazuolë, sipas së cilës drejtuesit e Bazelit mund të blejnë kartonin e Zhegrovës, në rast se ky i fundit bind ata me paraqitjet e tij.

Talenti 19-vjeçar i Kosovës ndiqej prej kohësh nga zviceranët të cilët janë të gatshëm t’i ofrojnë mundësinë atij të luajë rregullisht në vijimin e sezonit, me shpresën se do të prodhojnë një tjetër talent për të ekspertuar më pas në futbollin  rëndësishëm siç ka ndodhur me emra të njohur si Xhaka, Shaqiri apo edhe Sallah.

“Jam i kënaqur se është një ekip i ri me një jetë e re, jam i lumtur që bëhem pjesë e klubit më të madh në Zvicër, për mua është diçka e madhe. Do të bëj më të mirën dhe të mundohem të ndihmoj sa më shumë që të jetë e mundur për të fituar çdo ndeshje. E zgjodha Bazelin se e kam parë që ka shumë lojtarë të mëdhenj që kanë luajtur këtu, ndaj është një mundësi e madhe që më jepet duke luajtur këtu”, – është shprehur Zhegrova pas firmës në kontratë.

#SaliEdon

🎤🎥 Hier kommen die ersten Worte von Edon Zhegrova in 🔴🔵! Begrüsse unsere neue #30 mit einem Emoji 👋🏼🎉🤙🏼#zämmestark

Публикувахте от FC Basel 1893 в Понеделник, 4 февруари 2019 г.

“U takova me Albianin, e njoh sepse ai është nga vendi im. Jam i entuziazmuar që do të takoj edhe lojtarët e tjerë në stërvitjet e radhës”, – ishin fjalët e futbollistit kosovar, i cili u prezantua nga drejtori sportiv, Marko Streller.

“E kemi ndjekur Edonin për një kohë të gjatë. Ai karakterizohet mbi të gjitha për dinamikën dhe teknikën që ka. Përveç kësaj, pavarësisht moshës se re, ai ka fituar eksperiencë ndërkombëtare në kualifikueset e Ligës së Europës dhe me përfaqësuesen e Kosovës. Jemi shumë të lumtur që arritëm të sigurojmë këtë futbollist për 18 muajt e ardhshëm”, tha drejtuesi i klubit zviceran.

Pak ditë më parë, mediat italiane raportonin se Zhegrova kërkohej nga Milani dhe Barcelona, duke qenë se shihet si një nga talentët më premtues. 19-vjeçari i njohur si ‘Mesi i Kosovës’, ka vendosur që aventurën e tij ta vazhdojë në Zvicër, aty ku shok skuadre përveç Albian Ajetit, do të ketë edhe Taulant Xhakën.

Leave a Reply