Reprezentuesi i Shqipërisë në futsal, Ylber Alili nga Kumanova në emisionin ‘Sportmania’ që transmetohet në televizionin Shenja, ka treguar për ëndrrën e kahmotshme për të luajtur një dit për kuqezinjtë.
“Për mu ka qenë personal ëndërr për të luajtur për Shqipërinë, për ta veshur fanellën e Shqipërisë ka qenë ëndërr dhe kjo ëndërr mu realizua. Vetëm himnin kombëtar kur e ndëgjon është një ndjenjë disi e papërshkruar”, ka thënë Ylber Alili në Sportmania.
Alili së bashku me Eljesa Nezirin nga Shkupi iu bashkuan edhe zyrtarisht Kombëtares së Shqipërisë në futsall muajin e kaluar, ndërsa në turneun parakualifikues për Botërorin që u zhvillua në Shkup luajtën edhe ndeshjet e para zyrtare.
Kujtojmë që Ylber Alili në nivel klubesh, mbron ngjyrat e Futsal Shkupit, ndërsa në vitin 2018-të ishte i nominuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë për çmimin e më të mirit në futsal.
Ylber Alili në Sportmania: Ka qenë ëndërr që të luajë për Shqipërinë 🇦🇱⬇️
Публикувахте от Tv Shenja в Понеделник, 4 февруари 2019 г.