Në nëntor të vitit të kaluar firmosi kontratë profesionale me Shkupin, ndërsa tani kalon në formë huazimi te Korabi i Ligës së Dytë që udhëhiqet nga strategu Mensur Nexhipi. Bëhet fjalë për futbollistin Musli Lika, që sipas asaj që arrin të mësojë “InfOSport.mk” drejtuesit e FC Shkupit dhe ato të Korabit kanë arritur akordin që të transferojnë talentin shkupjan në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Lika që posedon tipare sulmuesi do të ketë hapësirë më shumë te Korabi për të luajtur dhe për t’i treguar cilësitë e veta që përsëri të rikthehet te Shkupi për të dhënë kontributin e tij. Sipas informacioneve tona jozyrtare, Musli Lika nesër pritet të zyrtarizohet te Korabi dhe do të jetë i gatshëm për gjysmësezonin pranveror në klubin e ri./InfOSport.mk