Dashuria midis Flamurtarit dhe Muhamed Useinit ka marrë fund. Siç mëson ‘infOSport.mk’ mesfushori tetovar tashmë është një agjent i lirë, kjo për shkak mosrespektimit të afatit kohor nga ana e skuadrës vlonjate për pagesën e 5 pagave të mbetura ndaj tij.
Useini kishte ankimuar çështjen deri në FIFA, ndërsa e njëjta drejtuesve të Flamurtarit u kishte dhënë afat prej 14 ditësh për ti shlyer të gjitha borxhet ndaj futbollistit tetovar.
Pasi një gjë të tillë nuk kishin bërë drejtuesit e skuadrës nga Superliga shqiptare, Useini mbeti një futbollistë i lirë, ndërsa pritet që shumë shpejtë ai të bëhet me skuadër të re.
Mirëpo duke pasur parasysh se në shumicën e kampionateve afati kalimtarë i dimrit është mbyllur, mundësitë janë të mëdha që Useini të rikthehet në futbollin vendor.
Rikujtojmë merkatoja e dimrit në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë është e hapur deri me 11 shkurt.