Ndeshja derbi e grupit paraeliminatorë midis Maqedonisë dhe Shqipërisë e zhvilluar në Shkup është mbyllur me fitoren 3:2 të Maqedonisë, e ku protagonistë kryesor dolën të jenë futbollistët shqiptarë të Maqedonisë, njofton ‘infOSport.mk’. Sadat Ziberi realizoi dy gola për përfaqësuesen maqedonase, ndërsa një gol tjetër realizoi Taulant Ismaili, ndërsa kah fundi i pjesës së parë Erkan Seferi i Maqedonisë u ndëshkua me të kuq për shkak ndërhyrjes së ashpër ndaj Selmanajt të Shqipërisë.
Golat për Shqipërinë në këtë takim i realizuan Rexhepaj në minutën e 5-të dhe Kaca në minutën e 12-të, kur zhvlerësuan golin e parë të shënuar nga ana e Ziberit që në sekondën e 14-të. I njëjti futbollistë në miutën 23:33 shënoi edhe golin e dytë personal, ndërsa Ismaili golin e fitores për Maqedoninë në këtë përballje e realizoi në minutën e 24:38.
Falë kësaj fitore Maqedonia përfundon e para në grup me 9 pikë, 3 më shumë se Shqipëria, ashtu që këto dy kombëtare do luajnë në fazën ‘Elite Round’. Maqedoninë në këtë fazë e presin përballjet me Ukrainën, Kosovën dhe Sloveninë.
Foto: ekipa.mk