Nënkryetari i LSDM-së dhe njëkohësisht deputet i kësaj partie, Muhamed Zekiri ka reaguar ndaj hendbollistit Stojançe Stoilovit pas ndeshjes së futsallit Maqedoni-Shqipëri të zhvilluar sonte. Stoilov ishte prezent në palestrën “Jane Sandanski” duke bërë tifo për Maqedoninë, ku këta të fundit falë tre golave të shqiptarëve( dy herë Ziberi dhe njëher shënoi Ismaili) fituan Shqipërinë për vendin e parë në grup të turneut parakualifikues dhe pikërisht për këtë deputeti shqiptarë i dha një shembull hendbollistit nacionalist përmes një postimi në profilin e tij në fejsbuk.
“Tregoni Stoilovit që të gëzohet dhe të mësojë se si duhet sporti dhe Maqedonia. Tre golat kundër Shqipërisë për fitore 3:2 i shënuan shqiptarët nga Maqedonia. PS, Sërish le të bëhet patriot dhe t’i lëshojë manifestime kur do të flitet në gjuhën shqipe”, ka shkruar Zekiri.
Кажете му на Стоилов нека се радува и нека учи како се сака спортот и Македонија.Трите гола против Албанија за победа…
Публикувахте от Muhamed Zekiri в Неделя, 3 февруари 2019 г.