Shkupjani Jasir Asani u shpall njeriu i ndeshjes Kamza-Partizani 0-1. Në intervistën për “Gol pas Goli”, ai kërkoi falje për gjestin ndaj Bonanit të Kamzës.
5 gola në kampionat: Që kur erdha, e dija se është e vështirë të luash në një ekip kaq të madh në Shqipëri. Tani jemi ambientuar dhe pa ndihmën e ekipit, nuk do shënoja kaq shumë.
Shpulla ndaj Bonanit: Së pari, dua t’i kërkoj falje klubit për gjestin tim. Ato ndodhin në fushë, por e pranoj që bëra një gabim. Dua t’i kërkoj falje edhe Bonanit.
Sulmi shënon pak: Hebaj ka shumë pak minuta, duhet të luajë më shumë që të na ndihmojë. Edhe unë, Mala, Bardhi, e ndihmojmë shumë ekipin.
Nënvlerësimi: E nënvlerësuam Kamzën sepse menduam se akoma pa ardhur i morëm 3 pikët, por nuk do ta bëjmë më me asnjë ekip. Kishte shumë erë dhe sot e patëm shumë të vështirë.