Që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, janë rritur ndjeshëm rrogat që ofrojnë klubet kosovare për futbollistët e tyre.
Ekipi nga Drenasi, Feronikeli, trajner i së cilës është shkupjani, Zekirja Ramadani, është kampion sa u përket rrogave të futbollistëve.
Sipas mediave kosovare, futbollisti më i paguar në Superligë është Hamed Kone.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, që u transferua gjatë janarit te Feronikeli paguhet 3,500 euro bruto në muaj.
Kjo do të thotë se ka rrogën 627 euro më të madhe se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që paguhet 2,873 euro.