Maqedonia U19 barazim në ndeshjen e parë ndaj Kroacisë, Demiri realizon ‘dopietë’

Përfaqësuesja U19  e Maqedonisë të premten në palestrën ‘Jane Sandanski’ në Shkup zhvilloi takimin e parë miqësorë kundër Kroacisë, nga gjithsej dy që janë paraparë të zhvillohen ndaj kësaj kombëtare, njofton ‘infOSport.mk’.

Ndeshja u mbyll me barazimin 4:4, ndërsa një super paraqitje në këtë ndeshje bëri edhe talenti i Futsal Shkupit, Sead Demiri, i cili realizoi dy gola.

Përveç tij në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Vladimir Dodevski dhe Filip Milevski, i cili në çastet e fundit të takimit doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Përveç Demirit pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në këtë takim ishin edhe Sami Alili, Egzon Jashari, Besmir Rexhepi, Sami Alili dhe Furkan Shabani, i cili gjithashtu bëri një paraqitje shumë të mirë, njëjtë sikurse edhe portieri rezervë, Krste Eftimov, që vjen nga rradhët e skuadrës së Crna Rekës.

Ndeshjen e dytë përfaqësueset U19 të Maqedonisë dhe Kroacisë do ta zhvillojnë gjatë ditës së sotme, sërish në palestrën e vogël ‘Jane Sandanski’ me fillim në ora 15:00.

Leave a Reply