Skuadra e Rajo Valekanos përfundimisht ka blerë kartonin e Stole Dimitrievskit. Ky i fundit ishte në huazim nga skuadra Gimnastik nga Taragona, ndërsa paraqitjet e mira në gjysmësezonin e parë në La Liga, kanë shtyrë drejtuesit e Rajo Valekanos të mendojnë për më shumë. Kështu që Dimitrevski dhe Valekano kanë firmosur kontratë që do të jetë valide deri në vitin 2022.
Kujtojmë që portieri maqedonas sezonin në elitën e Spanjës e nisi si rezervist, por shfrytëzoi në maksimum çdo mundësi që iu dha nga klubi i Madridit.